Marsela Pepi, inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë pas vendimit të KPK.
KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon inspektoren Marsela Pepi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi konfirmimin në detyrë të inspektores së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë Maresla Pepi.

Marsela Pepi, inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë pas vendimit të KPK.

Marsela Pepi, e komanduar si inspektore në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u konfirmua në detyrë të martën pas hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për të tri kriteret e rivlerësimit.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për Marsela Pepin i përbërë nga Brunilda Bekteshi në cilësinë e kryesueses, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Lulzim Hamitajn, njoftoi vendimin e konfirmimit.

Gjatë seancës dëgjimore Pepi u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, ndërkohë që dha shpjegime gjatë seancës dëgjimore për barrën e provës të kaluar nga Komisioni, që kryesisht kishin të bënin me të ardhurat nga familjet bujqësore të saj dhe të bashkëshortit.

Relatorja Qirko u ndal në burimet e tre depozitave bankare një në vlerën 2.8 milionë lekë që zotëron inspektorja Pepi së bashku me bashkëshortin dhe dy depozita të çelura për dy fëmijët e mitur, përkatësisht në shumat 13 mijë e 581 euro dhe 200 mijë lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *