Gjyqtarja Altina Nasufi duke dalë nga seanca dëgjimore në KPK
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Në Fokus

KPK konfirmon me shumicë votash gjyqtaren Altina Nasufi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të mërkurën në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit.

Gjyqtarja Altina Nasudi duke dalë nga seanca dëgjimore në KPK

Trupa gjykuese e KPK, e përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko anëtare, konfirmoi të mërkurën në detyrë me shumicë votash gjyqtaren e Apelit Administrativ Altina Nasufi.

Nasufi, e cila ishte prezente gjatë seancës së shpalljes së vendimit, është hetuar për të tre kriteret e rivlerësimit, përfshirë pastërtinë e figurës, profesionalizmin dhe pasurinë.

Gjyqtarja Altina Nasufi është përballur me konstatime negative për kriterin e pasurisë gjatë seancës dëgjimore në KPK, ndërkohë që Komisioni ka hedhur poshtë konstatimin e DSIK-së se e ajo ishte e papërshtatshme për të vazhduar detyrën si gjyqtare, për shkak të përfshirjes në veprime të paligjshme.

Altina Nasufi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua fillimisht gjyqtare në Gjykatën e Dibrës, ku e ushtroi funksionin për një dekadë. Në vitin 2013, ajo u dekretua nga Presidenti i Republikës si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *