Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Edlira Petri pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon me shumicë votash gjyqtaren Edlira Petri

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës Edlira Petri u konfirmua me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Edlira Petri pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës Edlira Petri u konfirmua të mërkurën me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Petri iu nënshtrua procesit të vetingut në të tre kriteret, ndërsa duket se trupa gjykuese e kryesuar nga Roland Ilia me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe aëtare Xhensila Pinen u nda në vendimin për konfirmimin e saj.

Gjatë seancës dëgjimore për Petrin u tha se asaj i kishte kaluar barrë prove për një ndërtim pa leje të prindërve. Petri tha se ajo nuk kishte pasur të bënte me ndërtimin. Po ashtu ajo u pyet mbi disa pasuri të bashkëshortit, anëtar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për të cilat sipas KPK kishte dhënë shpjegime.

Gjatë seancës dëgjimore gjyqtarja Edlira Petri falënderoi Komisionin për procesin e rivlerësimit të realizuar ndaj saj. “Procesi nuk ishte i lehtë, por është i domosdoshëm,” tha ajo.

Edlira Petri ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2007, Petri u emërua në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ndërsa në vitin 2010 u transferua në Gjykatën e Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht. Në janar 2020, Petri u zgjodh gjyqtare e medias në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Lexo edhe:

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Edlira Petri përballet me vetingun

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *