Gjyqtarja Adelajda Gjuzi pas konfirmimit në KPK | Foto : Emond Hoxhaj
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Adelajda Gjuzi

Gjyqtarja e Beratit Adelajda Gjuzi konfirmohet në detyrë në mënyrë unanime.

Gjyqtarja Adelajda Gjuzi pas konfirmimit në KPK | Foto : Emond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Beratit, Adelajda Gjuzi.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të enjten, Gjuzi dha shpjegime lidhur me dhurimet e kryera nga prindërit e bashkëshortit si dhe për dy garazhe të blera nga vjehrri, për të cilat u ngritën dyshime se mund të jenë prona të fshehura. Gjuzi e kundërshtoi këtë konstatim.

Gjuzi mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërsa për profesionalizmin u relatua se nuk ishin konstatuar shkelje të rënda procedurale.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Gjuzi u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Alma Faskaj, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *