KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Nertina Kosova

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit për Krime të Rënda Nertina Kosova, njëherazi kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Rivlerësimi i Dizdarit në KPK – Roland Ilia, Pamela Qirko, Olsi Komici, gjatë një seance te Komisionit të Pavarur te Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA

Sipas trupës gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Olsi Komici, gjyqtarja ka përmbushur me sukeses të tre kriteret e rivlerësimit, të përbërë nga pasuria, kontrolli i figurës dhe profesionalizmi.

Kosova është emëruar si anëtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në korrik 2014. Më parë, ajo ka punuar si gjyqtare në gjykatën e shkallës së parë për Krime të Rënda si dhe një kohë të shkurtër në Gjykatën e Elbasanit.

Si pjesë hetimit administrativ të pavaruar KPK ka administruar raportin e ILDKPKI-së mbi pasurinë i gjytares, i cili ka konstatuar se ajo ka bërë deklarim të saktë, nuk ka fshehje pasurie, ka burime të mjaftueshme financiare dhe nuk ka konflikt interesi.

Gjatë hetimit administrativ të pasurisë KPK është ndalur tek mbulimi me burime financiare nga ana e gjyqtares për blerjen e një apartamenti me vlerë 6 milionë lekë me anë të një kredie bankare me vlerë 5 milionë lekë në vitin 2006. Gjyqtarja Kosova ka arritur të provoje më anë të dokumentimit të transaksioneve që diferenca prej 1 milionë lekësh është mbuluar nga të kursimet e saj dhe të prindërve, me të cilët jetojnte gjatë asaj periudhe. Sipas KPK-së gjyqtarja Kosova ka aktualisht 1.7 millionë në likuditete bankare dhe 1.25 milionë lekë në cash.

Për sa i përket integritetit të figurës, DSIK ka konfirmuar ‘përshtatshmërinë’ për të vazhduar detyrën për gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, ndërsa për profesionalizmin raporti i KLD-së ka paraqitur vetëm disa mangësi formale në vlerësim që nuk cënojnë vlerësimin pozitiv për aftësinë e profesionale.