Gjyqtarja Vojsava Osmanaj duke dalë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit | Foto nga: Edomond Hoxhaj
KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Vojsava Osmanaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të premten në detyrë gjyqtaren e Apelit Shkodër, Vojsava Osamanaj.

Gjyqtarja Vojsava Osmanaj duke dalë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit | Foto nga: Edomond Hoxhaj

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Vojsava Osmanaj kaloi me sukses sprovën e vetingut pasi u vlerësua pozitivisht për të tre kriteret, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Osmanaj u vlerësua nga trupa e KPK-së e përbërë nga  nga Suela Zhegu kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Genta Tafa Bungo anëtare.

Pas shpalljes së vendimit nga KPK, vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler e uroi dhe i tha Osmanajt se i kishin bërë shumë përshtypje diskutimi dhe parashtrimet e saj në seancë dëgjimore.

Vojsava Osmanaj ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në vitet 2013-2016, Osmanaj ka punuar si inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe më pas është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *