Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Astrit Faqolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të mërkurën në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Astrit Faqolli, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Gjyqtari Astrit Faqolli gjatë një seance gjyqësore

Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Genta Tafa Bungo i dha dritën jeshile karrierës së gjyqtarit të Tiranës, i cili është përzgjedhur si pjesë e listës prioriate të vetingut për shkak të kandidimit të tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Faqolli e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si inspektor në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka punuar gjatë viteve 2003-2010. Në vitin 2010, Faqolli u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit dhe prej vitit 2013 e ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës.

Ai iu nënshtrua kontrollit për të tri kriteret e rivlerësimit, përfshirë kontrolin e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin.

Edhe pse DSIK kishte sjellë një raport negativ për gjyqtarin Faqolli si të ‘papërshtatshëm’ për të vazhduar detyrën, KPK nuk e ka marrë parasysh duke u shprehur se mungonin provat për të mbështetur konkluzionin për lidhjet e papërshtatshme të gjyqtarit.

KPK ka marrë gjithashtu në shqyrtim pasurinë dhe profesionalizmin e gjyqtarit, për të cilat në përfundim ka gjykuar se kanë mjaftueshëm besueshmëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *