Gjyqtari i Apelit Tiranë, Genti Shala | Foto : Edmond Hoxhaj
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Apelit Tiranë, Genti Shala

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Genti Shala dhe transferoi për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë një çështje të subjektit.

jyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë Genti Shala | Foto : E. Hoxhaj

Trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici anëtar, shpalli të martën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Genti Shala.

Kryesuesja e trupit gjykues, Firdes Shuli tha se u vendos edhe transferimi i një çështje të Gjykatës së Apelit Tiranë e vitit 2017 për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, ILD.

Shala e ka filluar karrierën e tij si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 1999, pasi kishte shërbyer prej vitit 1995 në këtë gjykatë si ndihmës gjyqtar.

Në vitin 2006 ai është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, post që e ka mbajtur deri në vitin 2008. Në vitin 2010, Shala është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, funksion që e ka edhe sot.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK ngriti pikëpyetje mbi një apartament të padeklaruar të subjektit, për të cilin Shala insistoi që nuk kishte qenë në pronësi të tij por kishte vepruar si agjent për burrin e tezes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *