KPK konfirmon në detyrë prokuroren Dorina Bejko

Lajme
Komisioni vendosi në unanimitet konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko.

Drejtuesja e prokurorise se Progradecit, Dorina Bejko (djathtas) në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin e konfirmimit në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko.

Procesi i rivlerësimit për prokuroren Dorina Bejko u krye nga trupi gjykues i Komisionit i përbërë nga Roland Ilia kryesues, Suela Zhegu relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare.

Bejko u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, ndërsa u evidentuan disa pasaktësi e mospërputhje në deklarimin e pasurisë.

Bejko ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Rrethit të Pogradecit. Aktualisht ajo e ushtron funksionin si drejtuese e përkohshme në këtë prokurori.