Prokurorja e Tiranës Marjeta Zaimi
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Marjeta Zaimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të martën në detyrë me shumicë votash prokuroren e Prokurorisë së Tiranës, Marjeta Zaimi.

Prokurorja e Tiranës Marjeta Zaimi

Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga nga Firdes Shuli kryesuese, me relator Olsi Komici dhe anëtare Pamela Qirko, konfirmoi të martën në mëngjes në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Tiranës, Marjeta Zaimi.

Zaimi është rivlerësuar për të tri kriteret e vetingut, përfshirë pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionazlimin.

Gjatë seancës dëgjimore të mbajtur me 9 shkurt , relatori Olsi Komici përsëriti një duzinë episodesh të kalimit të barrës së provës ndaj subjektit, ndërsa prokurorja Zaimi pranoi disa pasaktësi në deklarime, por këmbënguli se pasuria e saj kishte burime të ligjshme.

Sipas hetimit të kryer nga KPK, ajo zotëron një apartament banimi në Selitë të blerë në vitin 2011 për 87,750 euro, një depozitë bankare me vlerë 8014 euro si dhe një automjet.

“Pasuria materiale pas 28 viteve punë të miat dhe 35 të bashkëshortit është 1 apartament për të cilin vazhdoj të paguaj kredinë, një autoveturë dhe një depozitë,” tha Zaimi gjatë seacës dëgjimore. ‘Pasuria ime më e madhe është familja,” shtoi ajo.

Gjatë shpalljes së vendimit në KPK ishin prezent dhe fëmiëjt e subjektit.

Marjeta Zaimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Fierit dhe Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *