Prokurorja Natasha Prifti pas vendimit nga KPK. Foto: BIRN
KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon prokuroren Natasha Prifti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Lushnjës Natasha Prifti (Shallapi), pas hetimit në të tre kriteret.

Prokurorja Natasha Prifti pas vendimit nga KPK. Foto: BIRN

Prokurorja e Lushnjës Natasha Prifti (Shallapi) u konfirmua të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili nuk gjeti probleme shkarkuese ndaj saj në asnjë prej tre kritereve të vetingut.

Prifti u hetua nga trupa e kryesuar nga Roland Ilia, me anëtare Alma Faskaj dhe relatore Etleda Çiftja.

Prifti, që doli nga salla e përlotur sëbashku me të afërm që ndoqën seancën, nuk zotëronte sipas hetimit pasuri të pluajtshme. KPK megjithatë i kaloi asaj barrë prove mbi kursimet e bashkëshortit para martese dhe disa transaksione me makina.

KPK pretendoi të kishte identifikuar një bilanc negativ prej 3.2 milion lekësh, por që siç doli gjatë seancës dëgjimore  problemet vinin prej mënyrës së ndryshme të llogaritjes së marzhit të fitimit të biznesit të bashkëshortit. KPK kishte llogaritur një marzh fitimi 19 për qind, Prifti pretendoi për një marzh prej 25 për qind.

Prifti duket se ka bindur KPK edhe mbi problemet që u gjetën në transaksionet e bashkëshortit me makina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *