Prokurori Alfred Shehu pas seancës me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon prokurorin Alfred Shehu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Elbasanit Alfred Shehu pas hetimit në të tre kriteret.

Prokurori Alfred Shehu pas seancës me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto: Vladimir Karaj.

Prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu u konfirmua të enjten në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa që hetoi prokurorin ishte e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtar Roland Ilia.

Gjatë një seance dëgjimore të shkurtër të martën KPK bëri me dije se Shehut i ishte kaluar barrë prove për një bilanc negativ prej 129 mijë lekësh në një transaksion mes anëtarëve të familjes dhe një tjetër prej 1.4 milion lekësh lidhur me blerjen e një shtëpie në vitin 2013. Por gjatë seancës u tha se nga analiza financiare e plotë Shehu kishte rezultuar pa probleme. Vetë Shehu tha se problemet në bilanc vinin nga mos llogaritje prej KPK e një shume kursimesh dhe të ardhurave të nënës së tij.

Komisioni po ashtu rrëzoi një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mbi figurën e Shehut, pasi të dhënat e referuara prej këtij institucioni “nuk përputheshin” me ato që KPK kishte gjetur në dosjen penale.

Alfred Shehu e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Prokurorinë e Gramshit. Prej vitit 2007, Shehu e ushtron funksionin në Prokurorinë e Elbasanit. Shehu po heton aktualisht një nga konfliktet më të diskutueshme të situatës parazgjedhore në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *