Prokurori i Apelit të Durrësit Ludovik Doda, pas seancës së vendimit në KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon prokurorin e Apelit të Durrësit Ludovik Dodaj

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit njoftoi se kishte konfirmuar në detyrë prokurorin e Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj.

Prokurori i Apelit të Durrësit Ludovik Doda, pas seancës së vendimit në KPK. Foto:BIRN

Ludovik Dodaj, prokurori i Apelit në Durrës u konfirmua të hënën në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Një trupë e drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtar Olsi Komici, bëri me dije se nga gjetjet prej hetimit administrativ ndaj prokurorit të Apelit të Durrësit dhe anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ludovik Dodaj, nuk ishin gjetur probleme në asnjë prej tre kritereve.

Gjatë seancës dëgjimore Dodës iu vunë në dukje si problem vetëm një mungesë burimesh për një shumë prej 358 mijë lekësh në vitin 2008, të cilën ai e justifikoi me llogaritjen e disa shpenzimeve shtesë në vitet parardhëse. Doda rezultoi pa proleme në dy kriteret e tjera atë të figurës dhe profesionalizmit.

Ludovik Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002. Në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lexo edhe:

Prokurori Ludovik Dodaj përballet pa probleme me KPK

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ludovik Dodaj –Prokuroria e Apelit Durrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *