Avokati i Moisi Dudës, Koçi Mato gjatë seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

KPK mbyll vetingun pas dorëheqjes së gjyqtarit Fran Prendi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme dhe ndalimin e emërimit të tij në drejtësi për 15 vitet e ardhshme.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë një seance dëgjimore. Foto: LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 26 nëntor të ndërpresë procesin e rivlerësimit për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Fran Prendi, pas dorëheqjes së këtij të fundit. Gjithashtu, KPK ka vendosur t’i heqë të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Vetingu për gjyqtarin Prendi kishte filluar që prej janarit të vitit 2019. Gati dy vite më pas, më 30 tetor 2020, Prendi ka njoftuar Komisionin se kishte paraqitur kërkesë për dorëheqje pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj, që vendosi pranimin e kërkesës dhe deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit.

Fran Prendi ka hequr gjithashtu dorë nga e drejta për t’u dëgjuar para Komisionit dhe ka kërkuar ndërprerjen e procesit të rivlerësimit.

Komisioni shprehet se pas njohjes me vendimin e KLGJ të datës 28 tetor, për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për gjyqtarin Fran Prendi, si dhe marrjen e formës së tij, ka vendosur të deklarojë përfundimin e procesit të vetingut dhe t’i ndalojë riemërimin në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *