Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

KPK ndërpret vetingun për ish-gjykatësen e Tiranës Brunilda Kasmi

Në vendimin e  zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit thuhet se Kasmi, gjykatëse e Tiranës kishte dhënë dorëheqjen dhe se pas kësaj ndërpritej rivlerësimi. Kasmi nuk mund të rikthehet në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e rivlerësimit ndaj  gjykatëses së Tiranës, njëkohësisht kandidate për në Këshillin e Lartë

Trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë një seance dëgjimore. Foto Ilustruese: BIRN

Gjyqësor, Brunilda Kasmi. Kasmi u dorëhoq në fund të prillit të këtij viti me një letër dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke deklaruar arsye familjare, ndërsa vendimi i KPK për ndalimin e procesit të rivlerësimit u zbardh më fund të qershorit.

Trupa gjykuese e drejtuar nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, relatore dhe Suela Zhegu, anëtare, vendosi se nuk kishte arsye për të vijuar procesin e rivlerësimit të Kasmit. Gjyqtarja është  një prej 11 funksionarëve të rëndësishëm të drejtësisë që dhanë dorëheqjen pa iu nënshtruar procesit të rivlerësimit. Dorëheqjen dhanë edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj.

Në vendimin e zbardhur KPK thotë se Kasmit i respektohej e drejta kushtetuese, ndërsa vlerësoi se ajo nuk mund të kthehej më në sistem për një periudhë 15 vjeçare. “ Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj.Brunilda Kasmi, është ndërprerë.  Të deklarojë humbjen e së drejtës të subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”, thuhet në vendim.

Ligji, për rivlerësimin kalimtar të gjykatësve, pati parashikuar të lejonte vetëm një dritare kohore për dorëheqjet e gjykatësve dhe prokurorëve, por një vendim i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi këtë pikë “duke arsyetuar se dorëheqja mund të jepej në çdo moment”.

Një ankim i Komisionerit Publik i cili përfaqëson publikun në çështjet ndaj gjykatësve dhe prokurorëve kundër pushimitr të procesit të vetingutr ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Llalla, u rrëzua në Kolegjin e Lartë të Apelimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *