Lajme

KPK rihap hetimet për gjyqtarin Fuat Vjerdha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishte rihapur hetimet për kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha. KPK nuk bën me dije arsyet e rihapjes së hetimeve.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër. Fuat Vjerdha | Foto nga : LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të njoftonte të mërkurën vendimin e për Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha, por në njoftim të shkurtër KPK bën me dije se ishte vendosur rihapja e hetimeve dhe se seanca e rradhës do të njoftohej në vijim.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për subjektin e rivlerësimit z. Fuat Vjerdha me detyrë Kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër, për rrjedhojë seanca e përcaktuar më datë 08.05.2019 nuk do të zhvillohet”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

KPK nuk bën me dije arsyet e rihapjes së hetimit ndaj Vjerdhës. Seanca dëgjimore për kreu e Apelit në Shkodër, u zhvillua të hënën që shkoi.

Denoncimet mbi uljen e dënimit të një çifti të akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha dhe pafajësia për dy zyrtarë të akuzuar për shpërdorim detyre, u dukën si problemet kryesore me të cilat u përball gjatë seancës dëgjimore Vjerdha.

Vjerdha, sipas relatimit të çështjes ndaj tij në seancë dëgjimore të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk kishte probleme të mëdha sa i përket kriterit të pasurisë dhe u gjet pa probleme në kriterin e figurës, ndërkohë ai u përball me kritika për profesionalizimin.

Seanca dëgjimore ndaj Vjerdhës u kryesua nga Olsi Komici, anëtare Pamela Qirko dhe relator Lulzim Hamitaj. Ky i fundit dhe gjyqtari “debatuan” në fund të seancës pasi Komisioneri kërkoi shpjegime shtesë mbi pasurinë dhe vendimarrjen e Vjerdhës në rastin e denoncuar. Vjerdha kundërshtoi një nga denoncimet duke shpjeguar se vendimi ishte i bazuar, ndërsa pranoi si gabim të tij vendimin për të pushuar çështjen ndaj dy zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim detyre. Ai kërkoi të konfirmohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *