Gjyqtarja Marinela Osmani pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

KPK rihap hetimin për gjyqtaren Marinela Osmani

Komisioni njoftoi se kishte pranuar kërkesën e gjyqtares së Tiranës, Marinela Osmani për çeljen e hetimit edhe për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Gjyqtarja Marinela Osmani pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten se ka vendosur të hapë hetimin për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Marinela Osmani, pas kërkesës së kësaj të fundit.

“Trupi gjykues ka administruar dje një kërkesë nga subjekti i rivlerësimit, kërkesë proceduriale, e cila kërkon çeljen e hetimit dhe për dy kriteret e tjera, ate të figurës dhe të vlerësimit profesional,” tha kryesuesja e trupit gjykues, Etleda Çiftja. Ajo shtoi se subjekti do të njoftohet për ecurinë e procesit të rivlerësimit përmes postës elektronike.

Dy anëtaret e tjera të trupit gjykues janë Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar në seancën e të premtes ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Marinela Osmani ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Në vitin 2011, ajo është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej shkurtit 2020 punon si këshilltare ligjore e komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *