Prokurori i Vlorës, Saimir Smaka u shkarkua për të tre kriteret e rivleresimit.
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkoi prokurorin Saimir Smaka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin e shkarkimit të prokurorit të Vlorës, Saimir Smaka.

Prokurori Saimir Smaka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit  të prokurorit të Vlorës, Saimir Smaka.

Gjatë seancës seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën më 5 korrik, prokurori Smaka u pyet dhe dha më së shumti shpjegime për lidhur me me një kallëzim të kryer ndaj tij në SPAK për “korrupsion pasiv”, qëndrimin në hetimin e disa çështjeve dhe zvarritjet e procedimeve penale pa dhënë argumente.

Procesi i vetingut për prokurorin Smaka u krye nga trupa gjykuese e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Suela Zhegun.

Saimir Smaka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe prej 7 vitesh, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *