Ish-kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu pas seancës dëgjimore të KPK-së. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon kryetarin e gjykatës së Kukësit

Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu u shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas gjetjeve të problemeve të pasurisë.

Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu pas seancës dëgjimore të KPK-së. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu u shkarkuar të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas problemeve me pasurinë. Shehu, ndaj të cilit u bënë dy seanca pas kërkesës së tij për përjashtim të trupës gjykuese,  u përball me probleme të justifikimit të pasurisë, kryesisht mbi ndërtimin e një shtëpie 3-katëshe në Kukës.

Hetimi administrativ për gjyqtarin Isuf Shehu u krye nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Xhensila Pinen. Hetimi u mbyll vetëm për kriterin e pasurisë. Kërkesa e Shehut për përjashtimin e trupës u rrëzua nga një trupë tjetër gjykuese.

Ai u përball me akuzat për mungesën e 5.2 milionë lekëve për ndërtimin e një vile si dhe dyshimet për fshehje pasurie. Ndaj tij kishte edhe një raport negativ nga ILDKPKI.

Shehu kundërshtoi gjetjet e KPK dhe madje edhe rezulatet e një ekspertize të kërkuar nga ai vetë.  Ai kërkoi të rihapeshin hetimet për dy kriteret e tjera, ndërsa këmbënguli në caktimin e një ekspertize nga KPK për vlerësimin e shtëpisë së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *