Gjyqtarja Dhurata Bilo duke dalë nga seanca dëgjmore në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Durrësit, Dhurata Bilo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzoi kërkesën e gjyqatres se Durrësit, Dhurata Bilo për riçeljen e hetimit për figurën dhe profesionalizmin dhe vendosi shkarkimin e saj.

Gjyqtarja Dhurata Bilo duke dalë nga seanca dëgjmore në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të Gjyqtares së Gjykatës së Durrësit, Dhurata Bilo.

Hetimi administrativ i Komisionit për gjyqtaren Bilo u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën më 19 prill, evidentuan deklarime të pasakta për pasuritë, si dhe pamundësi financiare në vlera të konsiderueshme për krijimin e tyre.

Bilo deklaroi se kishte punuar me ndershmëri dhe se të ardhurat e saj i tejkalonin investimet dhe shpenzimet e kryera. Ajo këmbënguli për riçeljen e hetimit edhe për kriteret e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Kryesuesi i trupit gjykues, Olsi Komici tha në fillim të seancës për shpalljen e vendimit se ishte rrëzuar kërkesa për riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera të rivlerësimit.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Bilo janë Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu, kjo e fundit në cilësinë e relatores.

Dhurata Bilo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Ajo i është nënshtruar një inspektimi nga KLD në vitin 2015, si dhe një hetimi të prokurorisë në vitin 2016, pas dyshimeve për falsifikimin e pronësisë së ish-hotel Vollgës, por të dyja çështjet u mbyllën pa pasoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *