Gjyqtarja Alma Hicka | Foto : Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Alma Hicka

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës dhe Ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hicka është larguar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjyqtarja Alma Hicka | Foto : Edmond Hoxhaj

Pas dy seancash dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur të premten në mëngjes vendimin kundër subjektit të rivlerësimit Alma Hicka, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Hicka është shkarkuar nga detyra pasi KPK ka konstatuar probleme me pasurinë dhe konfliktin e interesit.

Gjyqtarja Alma Hicka, ish-Avokate e Shtetit dhe kandidate për një vend në Gjykatën e Lartë u përball fillimisht me 10 shkurt në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në një seancë dëgjimore, që u fokusua kryesisht mbi burimin e ligjshëm të pasurive, që përfshinin një apartament dhe 2 makina.

Komisioni bëri me dije se analiza financiare e nxirrte Hickën, tani gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, me një bilanc negativ prej 10.7 milionë lekësh, ndërsa ishin gjetur një sërë mospërputhjesh mes deklarimeve vjetore dhe deklarimeve për vetingun.

Në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar me 31 mars, KPK relatoi sërish mungesa të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, si dhe një rast konflikti interesi gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën e Avokates së Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *