KPK shpall vendimin per gjyqtaren Evjeni Sinojmeri | Foto : Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Evjeni Sinojmeri

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Evjeni Sinojmeri nuk u paraqit në seancë dëgjimore dhe atë të shpalljes së vendimit për shkarkimin e saj nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesa financiare për krijimin e pasurive.

KPK shpall vendimin per gjyqtaren Evjeni Sinojmeri | Foto : Edmond Hoxhaj

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë, Evjeni Sinojmeri.

Seanca dëgjimore ndaj gjyqtares Sinojmeri u mbajt të mërkurën pa praninë e saj dhe pa një përfaqësues ligjor. Gjithashtu, ajo nuk u paraqit edhe në seancën për shpalljen e vebdimit të premten.

Trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin, njoftoi se Sinojmerit i ishte kërkuar disa herë të paraqitej apo paraqiste një mbrojtës, por ajo nuk ishte përgjigjur dhe as kishte marrë në dorëzim materialet e dosjes.

Në seancën dëgjimore u tha se Sinojmeri ishte larguar me një leje 2 vjeçare nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë në SHBA, ku edhe ndodhet ende megjithëse leja i ka mbaruar. Ajo është justifikuar se nuk mund të udhëtonte drejt Shqipërisë për shkak të situatës së pandemisë.

Relatorja Zhegu vuri në dukje gjatë seancës se mosparaqitja në punë prej më shumë se 6 muajsh ishte gjetur si shkelje e përsëritur disiplinore.

Komisioni konstatatoi se Sinojmeri kishte blerë disa pasuri të paluajtshme në vitet 2000-2004, për të cilat nuk kishte deklaruar burimin në asnjë prej deklaratave periodike dhe as në deklaratën veting.

Gjithashtu subjekti rezultonte me bilanc negativ në shumën 4.2 milionë lekë per vitin 2004 kur lishte blerë disa apartamente në Tiranë dhe në Durrës.

Pamundësi financiare është konstatuar edhe për blerjen në vitin 2000 të një apartamenti në Rrugën e Elbasanit pasi rezultonte me balancë negtive në shumën 2.4 milionë lekë.

Sinojmerit nuk iu gjetën probleme në pastërtinë e figurës dhe as në profesionalizëm, përpos shkeljes së lejes dhe mungesës së saj në gjykatë për gati 1 vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *