Bashkëshortët Zegjine dhe Theodhori Sollaku para fillimit të seancës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto: LSA
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Zegjine Sollaku

KPK shpalli shkarkimin gjyqtares së Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku, pas problemeve të gjetura në kriterin e pasurisë.

Bashkëshortët Zegjine dhe Theodhori Sollaku para fillimit të seancës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto: LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku. Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Sollaku kryesohej nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun.

Sollaku nuk u paraqit në seancë, ndërsa bashkëshorti ish-Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku, i cili e përfaqësoi atë si avokat, qëndroi në këmbë në sektorin e medias gjatë shpalljes së vendimit.
Komisioni konstatoi se nga analiza e përgjithshme financiare ka rezultuar një balancë negative në shumën totale 7 milionë lekë.

Gjyqtarja Zegjine Sollaku u mbrojt nga bashkëshorti i saj, Theodhori Sollaku, i cili pretendoi se të gjitha transaksionet ishin kryer prej tij dhe se kishin burime të ligjshme.

Zegjine Sollaku ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *