Trupa e KPK-së gjatë shpalljes së vendimit të shkarkimit për gjyqtarin Çepele.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Shkodrës, Albano Çepele

Komisioni evidentoi probleme për tre kriteret e rivlerësimit për gjyqtarin Albano Çepele dhe vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Trupa e KPK-së gjatë shpalljes së vendimit të shkarkimit për gjyqtarin Çepele.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Albano Çepele. Në seancën e shpalljes së vendimit ishte i pranishëm vetëm përfaqësuesi ligjor i gjyqtarit Çepele.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, Komisioni evidentoi mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti në Tiranë, ngriti dyshime për veprime korruptive dhe identifikoi probleme për profesionalizmin. Në seancë u debatua edhe për gjendjen shëndetësore, pasi gjyqtari Çepele vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik. Çepele e quajti të pasaktë hetimin e kryer nga Komisioni dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Albano Çepele e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 në Gjykatën e Tropojës dhe ka punuar më së shumti si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Në prill të vitit 2014, Çepele u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas një inspektimi që zbuloi shkelje të ligjit dhe 34 çështje gjyqësore të zvarritura. Çepele u rikthye në detyrë në vitin 2016, pasi një vendim i Gjykatës së Lartë e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *