Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko,| Foto : LSA
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Hysen Saliko

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të hënën nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko,| Foto : LSA

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, Hysen Saliko.

Përpara se të shpallej vendimi, avokati i subjektit kërkoi të bënte një kërkesë proceduriale për rihapjen e hetimit, kërkesë e cila u hodh poshtë nga trupi gjykues.

Trupa votoi me shumicë votash për shkarkimin nga detyra të Salikos, i cili nuk ishte prezent në sallë gjatë shpalljes së vendimit.

Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *