Gjyqtari Ramazan Avdiu në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Ramazan Avdiu

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi se gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu nuk e kundërshtoi dot barrën e provës për pasurinë dhe, me shumicë votash, rrëzoi kërkesën e tij për riçeljen e hetimit edhe për dy kriteret e tjera të rivlerësimit, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Gjyqtari Ramazan Avdiu në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu. Gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara në funksion të procesit të rivlerësimit, u identifikuan mungesë burimesh për kthimin e një serie huash të dhëna me interes nga gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu.

Sipas KPK, duket se shumat e kthyera nga huamarrësit janë trajtuar dhe deklaruar nga Avdiu si kthim i principalit, me qëllim shmangien e pagimit të detyrimeve për të ardhurat e siguruara nga interesat. Gjithashtu, në disa raste janë konstatuar edhe pamundësi financiare për dhënien e huave.

Gjatë seancës së dytë dëgjimore të zhvilluar më 30 prill, gjyqtari Ramazan Avdiu i kundërshtoi gjetjet e KPK dhe kërkoi që të merreshin në konsideratë shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej tij.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine fhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *