KPK shkarkon nga detyra prokuroren Rita Gjati
Lajme

KPK shkarkon nga detyra prokuroren Rita Gjati

Në mungesë të subjektit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të premten shkarkimin nga detyra të prokurores së Kukësit Rita Gjati.

Prokurorja e Kukësit, Rita Gjati në KPK. Foto: LSA

Gjati u shpall e shkarkuar pas një seance dëgjimore të premten, të cilën e braktisi pasi kërkesa e avokatit të saj për shtyrje nuk u mor parasysh. Relatimi gjatë seancës dëgjimore zbuloi probleme me të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Trupa gjykuese për Gjatin përbëhej nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Lexo më shumë:

Tension dhe melodramë në seancën e prokurores Rita Gjati në KPK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *