Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Arben Nela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi te hënën nga detyra prokurorin e Tiranës Arbe Nela, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi hetimi administrativ i tij zbuloi deklarim jo të saktë, fshehje pasurie dhe mungesë burimesh financiare për asetet e paluajtshme të blera nga subjekti dhe personat e lidhur.

Prokurori i prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë Arben Nela duke dalë nga seanca e KPK-së | Foto nga : LSA

Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga kryesuesja Xhensila Pine, relatorja Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari si anëtare, vendosi të mërkurën të priste shkurt karrierën e prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë Arben Nela.

Nela e ka nisur karrierën në vitin 1998 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe në vitin 2006 ai është transferuar në Durrës, ku ka shërbyer deri në vitin 2008. Në të njëjtin vit Nela është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë hetimit administrativ të thelluar KPK është përqendruar në kriterin e pasurisë së prokurorit, duke anashkaluar vlerësimin e integritet të figurës dhe profesionalizmit.

Gjatë seancës dëgjimore të mbajtur me 18 korrik relatorja Etleda Çiftja shpjegoi gjatë fjalës së saj se KPK kishte administruar raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, sipas të cilit Nela ka bërë deklarime të pasakta, nuk ka pasur burime të mjaftueshme financiare dhe ka fshehje pasurie.

Përtej vlerësimit të ILDKPKI, KPK ka ndërmarrë dhe një hetim të pavarur të pasurisë së deklaruar të subjektit, ku përfshihen një apartament 99.4 m2 në rrugën Frederik Shiroka në Tiranë, një ndërtesë tre katëshë në Lanabregas me truall 1090 m2 kur prokurori zotërn një sipërfaqe prej 136 m2, si dhe një apartament prej 67 m2 i blerë nga bashkëshortja Brunilda Nela në vitin 2012.

Hetimit administrativ i këtyre pasurive ka zbuluar mospërputhje midis deklratave periodike dhe veting, mungesë burimesh financiare dhe fshehje pasurie. Nela i ka kundërshtuar gjetjet ILDKPKI dhe KPK duke kërkuar konfirmimin në detyrë, një argument që nuk është pranuar nga trupa gjykuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *