Prokurori i Lushnjes, Artan Hazbi pas shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Lushnjës, Artan Hazbi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht largimin nga detyra të prokurorit të Lushnjës, Artan Hazbi, pasi u gjetën pobleme për pasurinë dhe sjellje e tij në kundërshtim me detyrën.

Prokurori i Lushnjes, Artan Hazbi pas shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë Lushnjë, Artan Hazbi.  Komisioni e përfundoi hetimin për prokurorin Hazbi vetëm për kriterin e pasurisë.

Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan probleme të shumta si mosdeklarime, fshehje, mungesa të burimeve financiare – një sjellje e krahasuar si një investitor apo biznesmen nga KPK, në kundërshtim me funksionin e tij të prokurorit.

Prokurori Hazbi këmbënguli se e kishte kryer detyrën me ndershmëri, se kishte deklaruar me vërtetësi pasuritë që ai dhe bashkëjetuesja e tij zotërojnë dhe se të ardhurat që kanë pasur, kanë qenë të mjaftueshme për krijimin e tyre.

Trupi gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin Hazbi kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Vabona Sanxhaktarin dhe anëtare Pamela Qirkon.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit, kryesuesja Bekteshi bëri me dije se ishte rrëzuar kërkesa e Hazbit për pezullimin e çështjes deri në përfundimin e hetimit nga Prokurorria e Beratit për një kallëzim penal që ai dhe bashkëjetuesja kishin kryer për depozitimin e një shume në llogarinë bankare të kësaj të fundit.

Gjithashtu, u bë me dije se ishte rrëzuar edhe kërkesa për riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera të rivlerësimit, atë të figurës dhe profesionalizmit.

Artan Hazbi e ka filluar karrierën në vitin 1988 fillimisht si hetues dhe më pas si prokuror në Prokurorinë e Sarandës. Prej vitit 2005, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Lushnjës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *