Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi pas vendimit të sjhkarkimit.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ermir Lelçi

Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi u gjet në pamundësi për krijimin e pasurive dhe me probleme në kriterin profesional.

Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi pas vendimit të sjhkarkimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Ermir Lelçi. Gjatë seancës dëgjimore të martëm më 26 tetor, Komisioni evidentoi pamundësi të burimeve financiare për blerjen e një apartamenti në bashkëpronësi me të atin, për të cilin subjekti pretendoi se kishte krijuar të ardhura të konsiderueshme nga bujqësia e blegtoria. Gjithashtu u evidentuan edhe mangësi profesionale dhe raste të konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të detyrës.

Procesi i vetingut për prokurorin Lelçi u krye nga trupa gjykuese e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Roland Ilian.

Ermir Lelçi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si oficer i policisë gjyqësore. Ai ka punuar për një periudhë të shkurtër në Berat dhe prej vitit 2004 kur u emërua si prokuror e ushtroi funksionin në Shkodër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *