Gjyqtarja Etleva Temo duke dalë nga seanca publike e KPK | Foto : Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon nga detyre gjyqtaren e Apelit Korçë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shkarkoi të hënën nga detyra gjyqtaren e Gjykatë së Apelit Korçë, Etleva Temo.

Gjyqtarja Etelava Temo duke dalë nga seanca publike e KPK | Foto : Edmond Hoxhaj/BIRN

Të hënën në mëngjes KPK shpalli vendimin për gjyqtaren e Apelit Korçë, Etleva Temo. Subjekti i rivlerësimit u shkarkuan nga detyra.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Temo u krye nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Olsi Komici relator dhe Pamela Qirko anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin.

Gjatë seancës dëgjimore të mbajtur të premten ndaj subjektit u identifikuan probleme për pasurinë; etikën dhe u ngritën dyshime për konflikt interesi në gjykimin e disa çështjeve gjyqësore, gjetje që u kundërshtuan prej subjektit të rivlerësimit.

Në seancë u ngritën dyshime edhe për veprime fiktive në këmbimin e një autoveture të prodhimit të vitit 1986 me një mjet të vitit 99-ës, që bashkëshorti e ka shitur disa herë më shtrenjtë. Gjithashtu u identifikua pamundësi financiare për krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve.

Etleva Temo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2014, Temo është promovuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *