Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Nure Dreni në seancën dëgjimore para KPK. Foto: Malton Dibra/LSA
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon Nure Drenin, gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pas një procesi të gjatë rivlerësimi të shkarkojë gjyqtaren e e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Nure Dreni.

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Nure Dreni në seancën dëgjimore para KPK. Foto: Malton Dibra/LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Nure Dreni.

Procesi ndaj Drenit ishte një prej më të gjatëve në KPK. Ajo ishte shortuar në maj 2018 si një nga subjektet prioritare. Fillimisht KPK kishte mbyllur procesin ndaj Drenit vetëm në kriterin e pasurisë, por më pas rihapi hetimet në të tre kriteret.

Seanca dëgjimore ndaj Drenit u njoftuan fillimisht në shkurt 2020, më pas KPK zhvilloi një seancë që zgjati disa orë në mars të këtij viti. Ndërkohë dhënia e vendimit e caktuar në mars, por u shty pas vendosjes së masave kundër epidemisë.

Gjatë seancës dëgjimore Drenit iu vunë në dukje pasaktësi dhe mospërputhje në deklarimin e pasurisë; e cila përbëhet nga një automjet i markës Citroen, një apartament prej 155 m2 në pronësinë e bashkëshortit, një investim prej 5.8 milionë lekësh në bono thesari si dhe një apartament prej 60 m2 në Golem.

KPK evidentoi gjithashtu se nuk ishte provuar fitimi i kompanisë “Dreni” sh.p.k me ortak bashkëshortin e gjyqtares- të ardhura që janë përdorur më pas si burim për blerjen e një apartamenti. Dreni i kundërshtoi gjetjet e KPK dhe kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Gjyqtarja Nure Dreni ka qenë pjesë e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda që prej themelimit të kësaj gjykate në vitin 2004. Më parë, ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.  Aktualisht, ajo ishte gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dreni ishte një nga tre gjyqtaret e Gjykatës së Posaçme të Apelit që po shqyrtonte çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, vendimi për të cilën pritej më 24 qershor, por që pas largimit të Drenit mund të shtyhet sërish.

Lexo edhe:

Fati i karrierës së gjyqtares Nure Dreni, në dorë të analizës financiare

Skeda e pasurisë së deklaruar –Nure Dreni –Gjykata e Posaçme e Apelit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *