Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

KPK shkarkon prokurorin e Apelit Luan Kaloçi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu karrierën e prokurorit të Apelit Tiranë Luan Kaloçi, pasi hetimi administrativ i pasurisë së tij zbuloi deklarata të rreme dhe likuiditete të fshehura.

Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi dhe avokati Ardian Visha përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: Besar Likmeta.

Komisioni in Pavaruar Kualifikimit ndërpreu të enjten karrierën e prokurorit të Apelit Luan Kaloçi, pasi hetimi administrativ i thelluar i pasurisë së tij zbuloi mospërputhje të shumta, deklarime të rreme dhe likuiditete të fshehura.

Kaloçi ishte pjesë e listës prioritare të vetingut si njëri prej 19 kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.  Ai e ka ushtruar detyrën si prokuror Apeli në Tiranë që nga viti 2002.

Megjithatë, karriera e tij e gjatë ka gjetur një fund pa nder, pasi trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Xhensila Pine si relatore dhe Etleva Çiftja si anëtare, ka votuar unanimisht që Kaloçi të largoeht nga rradhët e organit të akuzës.

Gjatë paraqitjes së të dhënave të zbuluara nga hetimit administrativ në seancën dëgjimore të se mërkurës, relatorja Xhensila Pine nënvizoi se raporti i admministruar nga ILDKPKI për subjektin, nënvizonte se Kaloçi kishte mospërputhje në deklarim, kishte bërë deklarim të rremë dhe gjithashtu kishte mungesë burimesh financiare për disa asete.

Më tej, relatorja Pine nënvizoi se KPK kishte ndërmarrë një hetim të pavaruar mbi disa asete të deklaruara nga prokurori, të tilla si një apartament me sipërfaqe 145 m2 në njësinë nr.10 në Tiranë, një dyqan me sipërfaqe 132 m2 si dhe një apartament tjetër në Elbasan, duke konstatuar mospërputhje të shumta midis deklaratës “veting” të prokurorit Kaloçi si dhe deklaratave periodike të subjektit, të dorëzuara çdo vit pranë ILDKPKI.

Gjithashtu, Kaloçi akuzohet se ka fshehur disa depozita bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 5000 USD dhe 20,300 euro në vitin 2007, 15,000 USD të depozituar cash në bankën Intesa San Paolo në vitin 2009, si dhe një makinë të blerë nga vajza e tij në vitin 2015.

I pyetur nga anëtarët e KPK-së dhe përfaqësuesi ndërkombëtar i ONM-së, prokurori u mundua t’i justifkonte problemet e konstatuara me legjitimitetin e pasurisë së tij duke argumetuar se ato ishin pasojë informalitetit në ekonominë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *