Prokurori Enrik Haxhiraj duke dalë nga seanca në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon prokurorin Enrik Haxhiraj

Prokurori i Prokurorisë së Apelit në Vlorë Enrik Haxhiraj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi iu identifikuan probleme në kriterin e pasurisë.

Prokurori Enrik Haxhiraj duke dalë nga seanca në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj/BIRN

Prokurori i Prokurorisë së Apelit në Vlorë Enrik Haxhiraj u shkarkua të martën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi më herët iu identifikuan probleme në kriterin e pasurisë. Haxhiraj nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit, ndërsa u përfaqësua nga një avokat.

Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut për prokurorin Haxhiraj e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Suela Zhegun, njoftoi shkarkimin e Haxhiraj pas rivlerësimit vetëm në kriterin e pasurisë.

Gjatë seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konstatoi se prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj ka qenë në pamundësi në vlerë të mëdha për krijimin e pasurive që disponon, përfshirë një vilë 4-katështe tek ‘Uji i Ftohtë’ – e ndërtuar mbi tokë shtet të pushtuar. Komisioni konkludon se për këtë periudhë, 1995-2000, familja e prokurorit Haxhiraj ka rezultuar me balancë negative në shumën 10.5 milionë lekë. Ndërkohë balanca negativer janë gjetur edhe në vitet e mëpasshme.

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicicionin e drejtuesit. Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *