Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë një seance dëgjimore.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

KPK shtyn seancën për gjyqtarin Tomor Skreli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën se gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës, Tomor Skreli do të përballej në një datë tjetër me procesin e vetingut.

KPK në një seancë dëgjimore. Foto Arkiv.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën më 3 shkurt shtyrjen e seancës dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Tomor Skreli, që ishte planifikuar të zhvillohej po më këtë datë në orën 12:00. Sipas KPK, seanca është shtyrë për shkaqe të arsyeshme, ndërsa ajo e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.

Trupa gjyqësore që po kryen procesin e rivlerësimit për Skrelin përbëhet nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko.

Tomor Skreli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Prej më shumë se 15 vitesh, ai ka punuar si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër. Gjyqtari Skreli është gjithashtu anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *