Trupa e KPK për prokuroren Violeta Shkurtaj, (nga e majta) Xhensila Pine, Firdes Shuli, Olsi Komici. Foto:BIRN
KPK Lajme Vendi

KPK shtyu seancën për prokuroren Violeta Shkurta

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se seanca dëgjimore do të mbahet në një datë të dytë, pasi një ditë më herët prokurorja e Fierit Violeta Shkurta kishte dërguar një e-mail dhe një raport mjekësor.

Trupa e KPK për prokuroren Violeta Shkurta, (nga e majta) Xhensila Pine, Firdes Shuli, Olsi Komici. Foto:BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se seanca dëgjimore për prokuroren Violeta Shkurta, që ishte përcaktuar për t’u mbajtur mëngjesin e të enjtes, nuk do të zhvillohej.

Firdes Shuli kryesuese e trupës, njoftoi se subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, kishte njoftuar pamundësinë për të marrë pjesë në seancë për arsye shëndetësore duke paraqitur raport mjekësor.

Shuli tha se trupa kishte pranuar kërkesën dhe se seanca e ardhshme do të njoftohej në ditët në vijim.

Violeta Shkurta, drejtuese e Prokurorisë së Fierit, është hetuar nga nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

Violeta Shkurta e ka nisur karrierën si oficere e policisë gjyqësore në vitin 1989 dhe punon prej gati dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Prej vitit 2019, Shkurta është promovuar si drejtuese e përkohshme e Prokurorisë së Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *