Prokurori Erion Çelaj pas seancës së shpalljes së vendimit. Foto:BIRN
KPK Lajme Vendi

KPK vendosi shkarkimin e prokurorit të Vlorës Erjon Çelaj

Erjon Çelaj u shkarkua pasi u gjet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me probleme të pasurisë dhe në kriterin e figurës në lidhje me udhëtimet me një person me precedentë penalë. Çelaj i mohoi gjetjet.

Prokurori Erion Çelaj pas seancës së shpalljes së vendimit. Foto:BIRN

Erjon Çelaj, prokuror në Prokurorinë e Vlorës u shkarkua të martën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi trupa që kreu hetimin administrativ ndaj tij e gjeti atë me probleme të pasurisë dhe me probleme në kriterin e figurës.

Komisioni referoi në seancën dëgjimore të zhvilluar me herët se e gjeti Çelën me mbi 50 mijë euro bilanc negativ në vite dhe disa probleme në deklarime. Çelës po ashtu iu kalua barrë prove në lidhje me udhëtimet me një person me precedentë penalë. Sipas KPK Çela kishte mohuar udhëtimet, por KPK kishte provuar ato përmes sistemit TIMS.

Procesi i vetingut për prokurorin Çelaj u krye trupa gjyqësore e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjen dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Erion Çelaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *