Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Pas dy vitesh pension, KPK mbyll vetingun për dy gjyqtare

Dy vjet pasi KLD konstatoi se gjyqtareve Myriban Mullai dhe Drita Velia i ka mbaruar statusi magjistratit, KPK ka marrë vendimin për t’i ndërprerë procesin e vetingut.

Gjyqtaret Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari gjatë një seance dëgjimore. Foto:LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën mbylljen e procesit të vetingut për gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, Drita Velia dhe gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Durrës, Myriban Mullaj.

Në dy vendimet e publikuara në faqen zyrtare KPK-së thuhet se procesi për dy magjistratet ndërpritet për shkak se të dyja kishin mbushur moshën e pensionit, duke lënë kështu detyrën.

Sipas KPK-së, vendimi për mbarimin e statusit të magjistratit të gjyqtares Drita Velia për shkak të mbushjes së moshës për pension e ka marrë Këshilli i Lartë i Drejtësisë më datë 10 shkurt 2017, pasi mbushte moshën e pensionit më datë 29 nëntor të por atij viti. Ndërsa më datë 17 nëntor 2017, KLD ka marrë vendim për mbarimin e statusit të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Durrës, Myriban Mullaj, pasi ajo mbushte moshën e pensionit më datë 29 nëntor 2017.

KPK arsyeton në të dyja vendimet se me daljen në pension të subjekteve, procesi i rivlerësimit nuk mund të vazhdohej.

“Organi publik deklaron të përfunduar procedurën administrative pa një vendim përfundimtar për çështjen, kur objekti për të cilin kishte nisur procedura apo qëllimi i tij është bërë i pamundur,” shkruhet në vendimet e KPK-së të marra nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Etleda Çiftja anëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *