Anetaret e Trupes Gjykuese, Xhensila Pine, Suela Zhegu, Olsi Komici, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, per ish-keshilltaren ligjore, Elona Kana, edhe pse ajo kishte dorezuar doreheqjen nga Shkolla e Magjistratues si dhe mungoi ne salle. KPK vendosi te ndërpresë procesin e vetingut per te, duke i hequr te drejten per te mbajtur ndonje pozicion ne sistemin e drejtesise per 15 vitet e ardhshme./r/n/r/nMembers of the Trial Panel, Xhensila Pine, Suela Zhegu, Olsi Komici, during a session of the Independent Qualification Commission, IQC, for former legal adviser Elona Kana, even though she had resigned from the School of the Magistrate and was absent. IQC decided to discontinue her vetting process, stripping Kana of her right to hold a position in the justice system for the next 15 years.
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Në Fokus

Prokurori Agim Dilka kërkoi dorëheqjen pasi KPK nisi procesin e vetingut

Dilka nuk ka preferuar të paraqitet në seancë dëgjimore dhe ka kërkuar ndërprerjen e procedurës së rivlerësimit të tij.

Anëtaret e Trupës Gjykuese, Xhensila Pine, Suela Zhegu, Olsi Komici, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA 

Prokurori i Prokurorisë së Elbasanit, Agim Dilka i kërkoi dorëheqjen nga detyra Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP më datë 27 janar 2020, rreth dy javë pasi u njoftua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK për anëtarët e trupës gjykuese që po kryenin procesin e rivlerësimit kalimtar.

Pasi është njohur me vendimin e datë 31 janar të KLP për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, Komisioni i ka bërë me dije prokurorit Agim Dilka të drejtën e tij për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore. Në vendim thuhet se Dilka i ka kthyer përgjigje KPK ku sqaronte se, nuk do ta shfrytëzonte këtë të drejtë dhe se kërkonte ndërprerjen e procedurës së rivlerësimit të tij.

Më datë 11 mars, trupi gjykues i KPK i përbërë nga Xhensila Pine kryesuese, Olsi Komici relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për prokurorin Agim Dalka dhe të së drejtës së tij për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Prokurori Agim Dilka ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gramsh në periudhën shtator 1995 – dhjetor 1998, ndërsa më pas ka shërbyer pranë Prokurorisë së Elbasanit.

Që nga fillimi i procesit të rivlerësimit 6 prokurorë kanë dhënë dorëheqjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *