Nga një seancë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: LSA
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Në Fokus

Prokurori i Pogradecit, Erion Pustina u dorëhoq pas nisjes së vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit i ka dhënë fund procesit të vetingut të prokurorit të Pogradecit, Erion Pustina pas dorëheqjes së subjektit. 

Gjyqtarët Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjatë një seance në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK | Foto : LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 9 mars të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për prokurorin e Prokurorisë së Pogradecit, Erion Pustina dhe humbjen e të drejtës së tij për tu emëruar në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshëm.

Në vendimin e KPK shpjegohet se prokurori Erion Pustina i ka kërkuar Komisionit më 26 shkurt 2020 të ndërpresë procesin e vetingut, rreth një muaj e gjysmë pasi ishte njoftuar se ndaj tij kishte nisur hetimi administrativ.

Komisioni e ka nisur hetimi administrativ më datë 19 dhjetor 2019, ndërsa më datë 10 janar i’a ka njoftuar këtë fakt prokurorit Pustina. Ky i fundit ka dorëzuar fillimisht dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, që më datë 11 shkurt ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për Pustinën.

Në përfundim trupa gjykuese e KPK e përbërë Lulzim Hamitaj kryesues, Genta Tafa(Bungo) relatore dhe Alma Faskaj anëtare, ka vendosur të ndërpresë vetingun për prokurorin Erion Pustina.

Në vendim shpjegohet se prokurorët ose gjyqtarët që dorëhiqen bazuar në nenin 65 të Ligjit nr.96/2016, nuk janë  të detyruar ta arsyetojnë kërkesën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *