Prokurori Kujtim Luli në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

Prokurori Kujtim Luli konfirmohet me shumicë votash

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kujtim Luli, i cili u konfirumua në detyrë me shumicë votash. Procesi i rivlerësimit për prokurorin Luli u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Kujtim Luli e ka nisur karrierën si prokuror ushtarak në vitin 1992, funksion që e ka mbajtur deri në vitin 2002. Prej gati dy dekadash ai ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitet 2015-2017, Luli ka punuar gjithashtu si prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Durrësit.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 17 nëntor, prokurori Kujtim Luli u përball me pyetje për përfitimin e një kredie të butë. Relatorja e çështjes, Brundilda Bekteshi tha në seancë se Luli kishte përfituar kredi të butë, ndonëse zotëronte më parë një banesë me sipërfaqe 55.9 m2 të përfituar nga privatizimi.

Prokurori Luli shpjegoi se kredinë e kishte përfituar në përputhje me vendimin e atëhershëm të qeverisë, që ishte ndryshuar duke u hequr togfjalëshi ‘që nuk kanë banesë’ dhe duke e lënë përfitimin e kredive me kushte lehtësuese në përputhje me listën e përpiluar nga funksionari.

Gjithashtu, ai u pyet edhe për marrëdhënien profesionale me bashkëshorten e cila në cilësinë e avokates, kishte mbrojtur nipat e tij të dënuar për vepra penale, për të cilët prokurori Luli ka shpjeguar se ishte kujdesur të mos kishte kontakte. Ai mohoi të kishte komunikim për aspektin profesional me bashkëshorten.

KPK caktoi fillimisht që vendimi do të shpallej më datë 20 nëntor, por më pas bëri me dije se për shkaqe objektive, seanca do të shtyhej deri në një njoftim të dytë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *