Prokurorja Flora Çela pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurorja Flora Çela konfirmohet në detyrë pas trajnimit në Magjistraturë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 23 shtator vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela. Vendimi u mor pas përfundimit me sukses të trajnimit njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës.

Prokurorja Çela u pezullua nga detyra më 17 tetor 2023, pasi u konstatuan mangësi në kriterin profesional, por që u vlerësuan se mund të plotësoheshin duke ndjekur rishtazi programin e trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës.

Gjatë shpalljes së vendimit të hënën, kryesuesi i trupës gjykuese, Lulzim Hamitaj lexoi raportin e Shkollës së Magjistraturës, sipas të cilit subjekti ka arritur rezultate të mira duke i tejkaluar mangësitë profesionale. Për rrjedhojë u vendos konfirmimi i saj në detyrë.

Flora Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe punon prej asaj kohe si prokurore në Prokurorinë e Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *