Prokurorja Ledina Riza pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

Prokurorja Ledina Riza kalon me sukses vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores së Prokurorisë së Tiranës, Ledina Riza.

Prokurorja Ledina Riza pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin e konfirmimit në detyrë për prokuroren e Tiranës, Ledina Riza.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, prokurorja Ledina Riza u pyet dhe dha shpjegime mbi burimet financiare për krijimin e disa depozitave bankare. Përveç pikëpyetjeve mbi burimet financiare të likujditeteve bankare, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme të tjera të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut për prokuroren Riza kryesohet nga Suela Zhegu, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Ledina Riza e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si prokurore në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Prej vitit 2007, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *