Qemal Zaimi, nëpunës i KLGJ-së, konfirmohet në detyrë
Lajme

Qemal Zaimi, nëpunës i KLGJ-së, konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli konfirmimin në detyrë të Zaimit, ish-inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi rrëzoi pretendimet e ngritura në raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit mbi dokumentacionin e një huaje.

Qemal Zaimi. Foto: BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Qemal Zaimin,  nëpunës përgjegjës në Njësinë e Vlerësimit Etik dhe Profesional në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Vendimi i KPK-së u shpall të enjten më 10 dhjetor.

Zaimi, i cili është kandidat për një nga vendet vakante në Gjykatën e Apelit të Tiranës, u përball me barrë prove vetëm për 230 mijë lekë bilanc negativ në blerjen e një makine në vitin 2010, ndërsa Komisioni vuri në dukje se nuk ishin gjetur probleme të tjera as në kriterin e pasurisë dhe as në ato të figurës dhe profesionalizmit.

Trupa që shqyrtoi rastin e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Brunilda Bekteshi, bëri me dije se kishte hetuar Zaimin në të tre kriteret.

Lexo më shumë:

KPK rrëzoi raportin e ILDKPKI në seancën dëgjimore ndaj Qemal Zaimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *