Regleta Panajoti konfirmohet me shumicë votash
Lajme

Regleta Panajoti konfirmohet me shumicë votash

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi me shumicë votash në detyrë gjyqtaren e Tiranës Regleta Panajoti, e cila garon për një post si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pas pikëpyetjeve të ngritura mbi pasurinë.

Rivlerësimi i gjyqtares Regleta Panajoti | Foto : Vladimir Karaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjytares së Tiranës Regleta Panajoti, e cila u përball me pikëpyetje mbi burimin e të ardhurave për disa pasuri të patushme.

Trupa gjykuese që kreu rivlerësimin e gjyqtares Panajoti përbëhej nga Genta Tafa Bungo në cilësinë e kryesueses, Lulzim Hamitaj Relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare.

Sipas relatores, Panajotit i mungonin 3.9 milion lekë për të justifikuar investimet e bëra, në veçanti për blerjen e një apartamenti në rrugën e Durrësit në Tiranë me sipërfaqe 104 metra katrorë. Ajo i pati deklaruar këto të ardhura si të kursyera në emigrim në Greqi.

Duke reflektuar këto probleme, KPK rezultoi e ndarë dy vota në favor të konfirmimit të saj në detyrë dhe një votë kundër.

Regleta Panajoti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Ajo ka kandiduar në dy thirrje të hapura për të plotësuar vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që procesi i vlerësimit të kandidatëve është duke u kryer nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Lexo më shumë:

Rivlerësimi i Regleta Panajotit, KPK ngre pikëpyetje mbi pasurinë dhe profesionalizmin

Skeda e pasurisë së deklaruar –Regleta Panajoti –kandidate për Gjykatën Kushtetuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *