Avokate Romina Zano, përfaqësuesja ligjore e gjyqtares Alma Ahmeti  në KPK | Foto : Besar Likmeta
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Në Fokus

Seancë pa telashe në KPK për gjyqtaren Alma Ahmeti

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit mbajti të premten seancën dëgjimore për gjykatësen e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, Alma Ahmeti.  

Avokate Romina Zano, përfaqësuesja ligjore e gjyqtares Alma Ahmeti në KPK | Foto : Besar Likmeta

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Pamela Qirko kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Etleda Çiftja anëtare, mbajti të premten në mëngjes seancën dëgjimore si pjesë të rivlerësimit të gjyqtares Alma Ahmeti.

Procesi i rivlerësimit për Ahmetin u realizua për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin.

Ahmeti nuk ishte prezente në seacën dëgjimore dhe u përfaqësua nga avokatja Romina Zano, e cilas relatimit të Komisionit konfirmoi ne emër të subjektit se ishte dakord me të gjithë gjetjet e hetimit administrativ dhe kërkoi konfirmin në detyrë të gjyqtares.

Sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, subjekti ka bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin, ka ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë, nuk ka kryer fshehje të pasurisë, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka kryer kontrollin e figurës së subjektit të rivlerësimit dhe ka konkluduar mbi përshtashmërinë e saj për të vazhduar detyrën. Këshili i Lartë Gjyqësor ka dërguar në KPK një raport pozitiv për sa i përket aftësive profesionale të gjyqtares.

Përtej raporteve të administruara nga institucionet ndihmëse, KPK ka ndërmarrë një hetim të thelluar administrativ për pasurinë e subjektit, pastërtinë e figurës, profesionalizmin si dhe ka shqyrtuar denoncimet e ardhura në Komision.

Për sa i përket pasurisë, KPK ka hetuar origjinën dhe burimet e ligjshme për një apartament 76.9 m2 në Tiranë, të blerë nga vjehrri i subjektit në vitin 2008 për 65,000 euro, përpara se gjyqtrja Ahmeti të martohet, detyrimet dhe likuiditetet bankare të subjektit dhe bashkëshortit, si dhe burimet financiare për blerjen e një makine. Komisioni nuk ka konstatuar probeleme serioze gjatë hetimit administrativ të gjyqtares.

Gjatë kontrollit të pavarur të pastërtisë së figurës KPK ka hetuar të shkuarën e të gjithë personave që kane udhëtuar me gjyqtaren jashtë vendit duke u mbështetur në të dhënat e sistemit TIMS. KPK ka arritur në përfundimin se subjekti nuk ka kontakte të papërshtatshme.

Gjithashtu Komisioni ke hetuar 5 denoncime ndaj gjyqtares duke mos kosntatuar problematika në vendimmarrjen e saj.

Vendimi për gjyqtaren do të shpallet të hënën me 15 shkurt në orën 10:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *