Shkarkohet gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri
Lajme

Shkarkohet gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e Haverit pas dy seancave dëgjimore dhe problemeve me pasurinë dhe mungesën e burimeve të ligjshme. 

Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri dhe avokatja e saj në seanën dëgjimore të 24 korrikut 2019.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri, pas problemeve të konstatuara me pasurinë. Vendimi u shpall të premten nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Xhensila Pinen.

Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Dhurata Haveri u hetua vetëm për kriterin e pasurisë dhe u përball dy herë me KPK-në, pas vendimit të trupës gjyqësore për riçeljen e hetimeve. Por dokumentet e mbledhura nga një sërë institucionesh nuk e ndryshuan pozitën e saj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë dokumentacioni për të justifikuar një hua prej 5 milionë lekësh të deklaruar nga Haveri. Gjithashtu, KPK konstatoi mospërputhje të deklarimeve si dhe mungesën e shlyerjes së një kredie.

Në përfundim të hetimit administrative, Komisioni konstatoi se nga viti 1991 deri në vitin 2016,  Haveri dhe familja e saj kishin mungesë të burimeve të ligjshme në vlerën 8.8 milionë lekë.

Përmes avokates së saj, Romina Zano, gjyqtarja Haveri e kundështoi hetimin e KPK-së dhe deklaroi se mungonte metodologjia. Ajo pretendoi se trupa gjyqësore nuk kishte kreu një hetim të plotë dhe nuk mori parasysh të gjitha provat e paraqitura prej saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *