Shtyhet për të tretën herë seanca dëgjimore për prokurorin Avni Kraja

Lajme
Dy seancat dëgjimore të mëparshme për prokurorin e Tiranës Avni Kraja u shtynë me kërkesë të tij për arsye shëdetësore. Seanca e tretë u shty me kërkesë të përfaqësueses ligjore për t'i dhënë mundësia të përgatiste një mbrojtje efikase.

Seanca dëgjimore për prokurorin Avni Kraja

Seanca dëgjimore që pritej të zhvillohej të premten për prokurorin e Tiranës Avni Kraja u shty sërish për të tretën herë.

Seanca e parë e planifikuar për t’u zhvilluar më datë 16 prill u shty për më datë 26 prill pasi prokurori Kraja kishte depozituar një raport mjekësor për arsye shëndetësore.

Edhe seanca e planifikuar për më datë 26 prill u shty per të njëjtin motiv.

Prokurori Kraja nuk u paraqit në seancën e të premtes, por aty ishte e pranishme përfaqesuesja e tij ligjore, avokatja Irena Resa.

Pasi kryesuesi i trupit gjukues Lulzim Hamitaj kreu prezantimin e pakëve dhe bëri me dije se hetimin administrativ për prokurorin Kraja ishte përfunduar vetëm për kriterin e pasurisë, avokatja Tesa paraqiti kërkesë për shtyrjen e seancës dëgjimore që ti jepej kohë për të kryer mbrojtje dinjitoze për të përfaqësuarin prej saj.

Ajo sqaroi se prokurora e posaçme për përfaqësim i ishte dhënë një ditë më parë dhe se i nevojitej një kohë e arsyeshme për të përgatitur mbrojtjen.

Pasi trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Genta Tafa Bungon u tërhoq, vendosi të shtyjë seancën për më datë 6 maj, ora 12:00.