Skeda e pasurisë – Ken Dhima – gjyqtar i Gjykatës Administrative Vlorë
KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë – Ken Dhima – gjyqtar i Gjykatës Administrative Vlorë

Gjyqtari i Gjykatës Administrative Vlorë, Ken Dhima do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në seancë dëgjimore. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në vitin 2018.

Komisioni i Pavarur i Kualfikimit do të mbajë të martën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë një seancë dëgjimore publike, si pjesë të procesit të rivlerësimit të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Vlorë, Ken Dhima.

Trupa Gjykuese e KPK-së që ka rivlerësuar subjektin përbëhet nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko.

Dhima e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Gjykatë e Rrehtit Gjyqësor Durrës. Në vitin 2004 ai është transferuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në vitin 2013, Dhima është emëruar në Gjykatën Administrative Vlorë.

Në vitin 2014, sëbashku me bashkëshorten Klorinda Çela – gjithashtu me profesion gjyqtare, Dhima u kallëzua nga Inspektoriati i Lartë për Kontrollin dhe Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktiti të Insteresit, ILDKPKI, për fshehje pasurie.

Pas kallëzimit të ILDKPKI në Prokurori, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço u kërkoi anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të votonin për shkarkimin nga detyra të bashkëshortëve, por kërkesa e tij u refuzua nga KLD në korrik 2014. Pas vendimit të KLD-së edhe prokuroria i pushoi hetimet ndaj dy subjekteve.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Ken Dhima nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Pasuria para fillimit të detyrës së subjekti është 0, ndërsa në vitin e fundit të deklarimit pasuria bruto është 18,9 milionë lekë. Kjo pasuri familjare përbëhet nga 8.4 milionë lekë likuiditete në bankë, 1.4 milionë lekë cash dhe 9.1 milionë lekë pasuri të paluajtshme.

Të ardhurat familjare të subjektit nga viti 2003 deri në vitin 2018, kapin vlerën 45.2 milionë lekë, nga të cilat 54.3% vijnë nga të ardhurat si rrjedhojë e pagës së subjektit dhe bashkëshortes. Të ardhurat nga qiraja përbëjnë 18.2% te totalit, mësimdhënia 13.2% dhe dhuratat në cash 4.6%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” faktin që subjekti Ken Dhima gjatë periudhës deklaruese ka huamarrje të shumta nga të afërmit. Konkretisht në vitin 2005 deklaron një kontratë huaje me shumën 2 milionë lekë me afat 5 vjecar dhe interes 5%, e cila është përdorur për financimin e pjesshëm të një apartament banimi blerë në të njëjtin vit; në vitin 2012 deklarohet sërish huamarrje në shumat 10,000 euro dhe 6,000 euro e cila shlyhet pjesërisht brenda vitit; në vitin 2015 deklaron huamarrje babait në shumën 14 milionë lekë. Në vitin 2011 subjekti deklaron një automjet Benz Mercedez dhuratë si dhe dhuratë në të holla në shumën 15,000 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *