Skeda e pasurisë – Lindita Hoxha – Gjykata e Apelit Shkodër
KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë – Lindita Hoxha – Gjykata e Apelit Shkodër

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në seancën dëgjimore që do të mbahet si pjesë të procesit të rivlerësimit kalimtar. Trupa e KPK-së, e cila ka kryer procesin e rivlerësimit për subjektin, përbëhet nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.

Lindita Hoxha ka një karrierë të gjatë në sistem e drejtësisë. Që nga viti 2003 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër. Në vitin e 2019 ajo ishte një nga 5 gjyqtarët e Apelit që shqyrtuan çështjen e uljes së masës së dënimit ndaj Dritan Dajtit – një gangster famëkeq i dënuar për vrasjen e 4 policëve të shpallur dëshmorë të atdheut. Hoxha së bashku me ish-kreun e Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha ishin kundër uljes së dënimit të Dajtit nga dënim të përjetshëm në 25 vjet heqje lirie.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Lindita Hoxha nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklarimin para fillimit të detyrës në vitin 2003, subjekti ka deklaruar një pasuri familjare prej 500 mijë lekë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e subjektit kapte një vlerë prej 11.1 milionë lekë, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 758 mijë lekë.

Në vitin 2017, kjo pasuri familjare përbëhet nga 100 mijë lekë depozitë në bankë, 1.2 milionë lekë likuiditete cash, 1 milion lekë pasuri të luajtshme dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 8.6 milionë lekë.

Të ardhura familjare të subjektit nga viti 2003 deri në vitin 2017, kapin vlerë 24 milionë lekë, ku 82 % përbëhen nga të ardhura e gjyqtares për shkak të funksionit dhe të ardhurat e bashkëshortit, 740 mijë lekë vijnë si fitime nga aktiviteti privat i bashkëshortit dhe 411 mijë lekë si dhurata në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të gjyqtares Lindita Hoxha nuk rezultuan deklarata me probleme.

Megjithatë, analiza cilësore e deklaratave ngre tre ‘flamuj të kuq’ që duhet të sqarohen nga hetimit administrativ.

Në vitin 2009 subjekti deklaron se babai i bashkëshortit (familje bujqësore) ka marre tokë në pronësi sipas ligjit nr. 7501 për tokën, pa përcaktuar sa është sipërfaqja e përfituar dhe cila është vendndodhja.

Në vitin 2013 deklarohet ndërtim informal, jo banesë, në fshatin Shtoj i Vjetër Shkodër- krijuar me të ardhura financiare nga kursimet 580,000 lekë dhe huamarrje 600,000 lekë. Në këtë adresë në vitin 2015 është regjistruar aktiviteti privat   “AgroZootek” në emër të bashkëshortit dhe në dy vitet e para ka rezultuar pa asnjë fitim. Nuk ka të dhëna se sa është investimi në këtë biznes.

Gjatë periudhës deklaruese: shuma e marrë hua është 1,7 milionë lekë; kredi bankare/overdraft është në shumën 1,37 milionë lekë; ndërsa detyrimi ndaj shoqërisë ndërtuese është 3,4 milionë lekë; që në total përbëjnë rreth 60% të vlerës së aseteve neto që subjekti zotëron bashkë më familjen.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *